“Kur e kam parë e kam fikur televizorin” – Qalaj flet për vizitën e Haxhiut dhe Sveçlës tek villa e Radojçiq

Aktuale

“Kur e kam parë e kam fikur televizorin” – Qalaj flet për vizitën e Haxhiut dhe Sveçlës tek villa e Radojçiq

Më: 26 prill 2024 Në ora: 18:47
Rashit Qalaj

Deputeti i Vetvendosjes, Rashit Qalaj ka komentuar edhe vizitën e ministrit Sveqla dhe ministres Haxhiu në vilën e Radojçiqit.

Sipas tij, ky veprim i tyre nuk ishte i mirë dhe shumë i turpshëm.

“Vizita e ministrit Sveqla dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu është e turpshme, nuk kanë pasur arsye të shkojnë aty, ajo është për popullizëm dhe politikë dhe nuk ka të bëjë asgjë, mirëpo në anën tjetër jo vetëm ministrat por çdo kush duhet të shkojë në cdo cepë të vendit, mirëpo të dijë për çfarë të shkojë edhe për qef siç do qytetarë i Kosovës, kurdo herë që shoh ministra që e vizitojnë veriun si Zubin Potokun apo vendet e tjera është shumë mirë, mirëpo të shkosh si ministër i mbrëndshëm dhe ministre e drejtësisë në një objekt që është sekuestruar nga institucionet e Kosovës lë shumë për të dëshiruar”, tha ai në Kanal10.

Qalaj shton se kur e ka parë në televisor vizitën e tyre e ka fikur televizorin sepse nuk ka mujtë me i pa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat