MPJ e Gjermanisë del me njoftim për takimin me Kurtin - ja detajet

Aktuale

MPJ e Gjermanisë del me njoftim për takimin me Kurtin - ja detajet

Më: 26 prill 2024 Në ora: 22:53
Foto nga takimi

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka njoftuar se temë kryesore e takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka qenë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në një njoftim në platformën “X” theksohet se Baerbock dhe Kurti kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Pak më pak se tri javë deri në takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg. Baerbock diskutoi me Albin Kurtin në margjinat e konferencës së Petersberg-ut se cilat hapa janë të rëndësishme tani, nëse Kosovës do t’i hapet rruga drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ​​thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Theksojmë se, gjatë qëndrimit në Gjermani, kryeministri Kurti ka pasur takime vlefshme me miq dhe partnerët ndërkombëtar të vendit tonë, ku kryefjala e vizitës ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, për të cilën ka bërë thirrje për mbështetje të mëtejme nga aleatët tanë gjermanë.

Kurti, përmes rrjetit social ‘Facebook’, ka bërë të ditur takimet me sërë personalitetesh të politikës së Bunbdestagut gjerman, si ministren e Jashtme, Annalena Baerbock, ministrin për Ushqim dhe Bujqësi, Cem Oezdemir, bashkëdrejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil, e dhjetëra deputetë të Parlamentit gjerman nga radhët e Partisë Socialdemokrate (SPD), Bashkimit Demokristian (CDU), Partisë së Gjelbër (Grune) dhe Partisë së Lirë Demokratike (FDP), të cilët i falënderoj për takimet e përzemërta, mikpritjen e tyre dhe mbështetjen e qëndrueshme ndaj Kosovës.

“Morëm pjesë në ngjarjen e organizuar nga grupi parlamentar i SPD-së në shënimin e 75 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës dhe në bashkëbisedimin e organizuar nga Fondacioni Bertelsmann, ku në mesin e të pranishmëve ishin drejtuesi i Iniciativës së Stabilitetit Evropian (ESI), Gerald Knaus dhe drejtorja ekzekutive e fondacionit, Daniela Schwarzer”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat