Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, gati sa fluturoi nga gëzimi për një triumf të jashtëzakonshëm, një medalje të artë dhe një të argjendtë në Kampionatin Evropian. Me dy garuese, Nora Gjakova (e artë) dhe Distria Krasniqi ( e argjendtë), që shkëlqyen si ari.
“Botës Shqiptare përshëndetje prej Kampiones Evropiane Norës dhe Nenkampiones Disit! Dy medalje për shtetin tonë nga Kampionati Evropian ditën e parë! Nesër garon Akili e pasnesër Loriana”, shkruan Kuka.