​Kosova me nëntë xhudistë në Evropianin për Kadetë në Turqi

Xhudo

​Kosova me nëntë xhudistë në Evropianin për Kadetë në Turqi

Më: 1 mars 2024 Në ora: 13:26
Bëhet fjalë për Kupën Evropiane për Kadetë, e cila do të zhvillohet në Antalia të Turqisë..

Më 2 dhe 3 mars xhudistët e rinj të Kosovës do ta kenë shansin të tregojnë vetën e tyre në arenën ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për Kupën Evropiane për Kadetë, e cila do të zhvillohet në Antalia të Turqisë..

Nëntë xhudistë do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë garë, ku marrin pjesë 371 garues, prej të cilëve 219 janë meshkuj dhe 152 femra, nga 19 shtete e 2 kontinente.

Kosovën do ta përfaqësojnë:

Furkan Kelmendi (kategoria deri në 50 kilogramë)

Andi Reshitaj (kategoria deri në 60 kilogramë)

Reis Deliu (kategoria deri në 60 kilogramë)

Besjana Gashi (kategoria deri në 48 kilogramë)

Estea Arifaj (kategoria deri në 48 kilogramë)

Enise Zijade (kategoria deri në 52 kilogramë)

Sidorela Dodaj (kategoria deri në 52 kilogramë)

Fiona Kuka (kategoria deri në 57 kilogramë)

Erlule Musaj (kategoria deri në 57 kilogramë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat