Laura Fazliu realizon dy fitore, kalon në çerekfinale të Grand Slamit

Xhudo

Laura Fazliu realizon dy fitore, kalon në çerekfinale të Grand Slamit

Më: 23 mars 2024 Në ora: 10:25
Laura Fazliu

Laura Fazliu e ka nisur për mrekulli Grand Slamin e xhudos në Tbilisi.

Fazliu ka arritur t’i fitojë dy luftërat e para dhe ta prek çerekfinalen në kategorinë deri 63 kg.

Fillimisht, garuesja kosovare e mposhti me Ippon mongolezen Enkhriilen Lkhagvatogoo.

Më pas, në xhiron e tretë holandezen Geke Van Den Berg me Ippon.

Në çerekfinale, Laura do të ndeshet me Maylin DEL TORO CARVAJAL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat