Gjakova si bombë, e hodhi në dysheme gjermanen, fiton të artën - Bota Sot
Gjakova si bombë, e hodhi në dysheme gjermanen, fiton të artën

Xhudo

E martë, 14 gusht 2018

Gjakova si bombë, e hodhi në dysheme gjermanen, fiton të artën

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2018 Në ora: 12:16
Gjakova kualifikohet në rrethin e dytë në Evropian

(E plotësuar) -  Me mijëra shikues në palestrën e sportit në Tel Aviv në Izrael, panë një ballafaqim të fortë mes trimëreshës tonë, Nora Gjakovës (-57 kg) dhe gjermanes, Theresa Stoll. Një finale interesante deri në pikën e fundit, por Gjakova sikurse bombë e holli në dysheme gjermanen 40 sekonda pa përfunduar takimi, Gjakova fiton me ippon dhe medaljen e artë në Kampionatin Evropian.

Nora Gjakova është në finalen e madhe e cila në gjysmëfinale ka shokuar rusen Annastasiia Konkina, duke e para kohe. Nora rrah keq rusen dhe në finale ndeshet me gjermanen Theresa Stoll.

Nora Gjakova në gjysmëfinalen e madhe të Kampionatit Evropian. Telma Monteiro nga Portugalia pësoi humbje nga Nora e cila ishte brilante. Garuesja ruse, Anastassia Konkina, është rivale e Gjakovës.

Nora Gjakova në gjysmëfinalen e madhe të Kampionatit Evropian. Telma Monteiro nga Portugalia pësoi humbje nga Nora e cila ishte brilante.

Gjakova e mundi edhe britaniken Acelya Toprak dhe kualikohet në rrethin e tretë.

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova (-57 kg), e nisi me këmbë të mbarë Kampionatin Evropian për seniore, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Ajo para kohe e mundi garuesen nga Azerbajxhanin, Ichinkhorloo Munkhtsedev. Gjakova u kualifikua në rrethin e dytë dhe synon të futet në zonën e medaljeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test