Sportistët që përfitojnë mbështetje financiare nga Ministria e Sportit e Kosovës - Bota Sot
Sportistët që përfitojnë mbështetje financiare nga Ministria e Sportit e Kosovës

Xhudo

E diel, 24 qershor 2018

Sportistët që përfitojnë mbështetje financiare nga Ministria e Sportit e Kosovës

Më: 23 prill 2018 Në ora: 16:20
Distria Krasniqi me ministrin Gashi

Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve në mbështetje të sportistëve, sot në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u nënshkruan edhe gjashtë memorandume bashkëpunimi me gjashtë sportistë.

Nënshkrimi i këtyre memorandumeve bëhet me qëllim të mbështetjes financiare për periudhën janar - dhjetor 2018.

Me 5 mijë e 400 euro mbështetet financiarisht sportistja Distria Krasniqi (xhudiste), ndërsa sportistja Nora Gjakova (xhudiste) mbështetet me 4 mijë e 800 euro. Sportisti Akil Gjakova (xhudist), në bazë të memorandumit të nënshkruar mbështetet financiarisht me  4 mijë e 500 euro. Me nga  1 mië e 200 euro mbështeten sportistët Laura Fazlia (xhudist) dhe Shpat Zeka (xhudist), ndërkaq Loriana Kuka (xhudiste) me 2 mijë e 400 euro.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se me këto memorandume po ndihmohen sportistët të cilët përveç sukseseve në vend, Kosovës i sollën medalje edhe nga garat ndërkombëtare.

Ndërkaq sportistët të cilët sot nënshkruan memorandume bashkëpunimi me MKRS-në, përgëzuan dhe falënderuan ministrin Gashi për punën që po  e bën në fushën e sportit, sidomos me memorandumet, me çka ndihmohet dhe lehtësohet shumë puna e sportistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test