Kuka befason për Lorianën - Bota Sot
Kuka befason për Lorianën

Xhudo

E martë, 19 qershor 2018

Kuka befason për Lorianën

Nga: Kemajl Goca Më: 8 prill 2018 Në ora: 19:37
Loriana Kuka

Xhudistja e talentuar Loriana Kuka dëshmoi super paraqitje në garën Grand Prix, që u mbajt në Antalia të Turqisë. Loriana fitoi medaljen e artë e cila në sekondën e fundit e shkatërroi ukrainasen Anastasiya Turchyn. Loriana ishte e kujdesshme në çdo element dhe nuk lejoi që të zihet në befasi nga rivalja.  Luftë e madhe në finale dhe në sekondën e fundit Loriana përdori arsenalin e saj, me një teknikë të përsosur e hodhi në dysheme ukrainasen, duke fituar medaljen e artë.

 Loriana ishte në formë të lartë, e cila fillimisht e ka mundur turken Usik Sidika nga Turqia, pastaj në çerekfinale ka qenë më e mirë se Natalie Powell nga Britania e Madhe. Në gjysmëfinale u përplas me rusen Niurguiana Nikiforova. Loriana dëshmoi luftë të madhe dhe e shkatërroi rusen.  Kuka tha se ka qenë e pabesueshme triumfoi i Lorianës sepse nuk ka pritur se do të shkoi deri në finale dhe të fitoi të artën. Javë e madhe e  xhudos, e cila i solli katër medalje shtetit të Kosovës tri të arta: Loriana Kuka (-78 kg), Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg) dhe Fjolla Kelmendi e fitoi të argjendtën në kategorinë (-48 kg). 

“Grand Prix -  Kupa Botërore, medalja e katërt për Kosovën! Më në fund një pasardhëse e imja!  Çfarë fundjave nga nxënëset e mi! Në çerekfinale Loriana ka mposht anglezen Powell që është e treta nga Botërori i fundit!”, ka thënë Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës. Loriana bëri paraqitje të jashtëzakonshme dhe asgjë nuk ia la rastit. Ajo zbatoi me përpikëri këshillat e trajnerit dhe që sollën triumfin e saj. “E pabesueshme. Gara e parë e këtij niveli për Lorianën në kategorinë 78 kg. Kam menduar që mund të afrohet deri te medalja e bronztë, por e arta sinqerisht jo dhe s’e kam pritur. Garuesen në finale e njohim mirë, luftë e fortë dhe fitore e Lorianës”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.   Loriana përveç medaljes së artë ka fituar edhe 700 pikë të reja në ranglistën botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test