Sa pikë në ranglistën botërore fituan Distria, Nora e Fjolla? - Bota Sot
Sa pikë në ranglistën botërore fituan Distria, Nora e Fjolla?

Xhudo

E mërkurë, 20 qershor 2018

Sa pikë në ranglistën botërore fituan Distria, Nora e Fjolla?

Më: 6 prill 2018 Në ora: 17:55
Distria Krasniqi gjatë garës

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, është sikurse në qiellin e shtatë me sukseset e Distria Krasniqit (52 kg), Nora Gjakovës (57 kg) e Fjolla Kelmendit (48 kg). Tri medalje, dy të arta e një të argjendtë i sollën shtetit të Kosovës nga gara Grand Prix në Antalia të Turqisë.  Distria e Nora janë të arta dhe Fjolla e argjendtë.  Distria dhe Nora fituan nga 700 pikë të reja në ranglistën botërore, kurse Fjolla 490 pikë.  Dy të arta e një argjendtë, a është një sensacion, për faktin se garueset tuaja dominuan në tërësi?  “Sot ekipi ynë ishte në nivel të lartë, shpresoj që edhe Akili (Gjakova) e Loriana (Kuka) do të jenë në formë të mirë nesër e pasnesër. Ishte garë më rëndësi për Ranglistën Botërore dhe po ashtu test për Evropianin në fund të muajit. Distria e Nora fituan 700 pikë të reja, kurse Fjolla 490”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Image

Nora Gjakova

Kuka në një shkrim në profilin e tij në facebook, kështu i ka komentuar sukseset e garuesve të tij. “Nora Gjakova gjatë ditës fitoj luftërat, por nuk ishte në elementin e saj më të mirë por në finale shkëlqeu kundër koreanes Jandi Kim dhe fitoj të artën në 57 kg! Distria Krasniqi fillim e mbarim dominoj garën në 52 kg, shkëlqeu në çdo luftë dhe paralajmëroj medalje në Evropian këtë muaj! Befasia e këndshme Fjolla Kelmendi në 48 kg në finale u mposht në sekonda të fundit por ajo nuk po dorëzohet dhe po imponohet që ka ende për të treguar në arenën ndërkombëtare! Nesër garon Akili e pasnesër Loriana, Leutrimja mbeti sot pa medalje, por pas shumë lëndimeve edhe ajo po rikthehet Grand Prix Antalya me ekip gjendet presidenti i Federatës (Agron Kuka), ekipi ishte dakord që këtë fundjavë ti përcjell nga shtëpia garat afër familjes që shumë kohë kalon pa mua gjatë përgatitjeve e garave të shumta! Krenar me ju, Kosova po bëhet miq, kombi yn? shqiptar ka vlera kjo nuk do koment”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test