Akil Gjakova fiton medaljen e artë në Paris - Bota Sot
Akil Gjakova fiton medaljen e artë në Paris

Xhudo

E mërkurë, 19 shtator 2018

Akil Gjakova fiton medaljen e artë në Paris

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 19:26
Akil Gjakova fiton garën

Akil Gjakova është kampion i Grand Slam Turneut të Parisit. Gjakova në finale ishte më i mirë sesa favoriti nga Gjeorgjia dhe medalisti i dyfishtë olimpik  Lasha Shavdautashvili.

Edhe për Akil Gjakovën, si për Distria Krasniqin, kjo është medalja e dytë këtë vit, pas medaljes së argjendtë të fituar në Grand Slami ne zhvilluar në Tunis.

Fitimi i dy medaljeve, një të artë dhe një të bronztë, në turneun më të madh të xhudos në botë, pa Majlinda Kelmendi në formacion për shkak të lëndimit, është sukses i jashtëzakonshëm për xhudon e Kosovës dhe konfirmimi i radhës se ky paralajmërohet të jetë shumë i suksesshëm për Driton Kukën dhe reprezentuesit tanë.

Për Akil Gjakovën ndërkaq, arritja në dy finale të Grand Slam turneve brenda dy muajve është dëshmia përfundimtare se ky xhudist është pjekur për të garuar në konkurrencën e seniorëve, në nivelin më të lartë botërorë, pasi ka fituar medalje të shumta si kadet, junior dhe në konkurrencën U23.

Xhudisti nga Peja, muajin e kaluar (4 janar) festoi ditëlindjen e 22-të.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test