Nora dhe Distria të lira në xhiron e parë, xhudistët mësojnë kundërshtarët e Parisit - Bota Sot
Nora dhe Distria të lira në xhiron e parë, xhudistët mësojnë kundërshtarët e Parisit

Xhudo

E martë, 22 maj 2018

Nora dhe Distria të lira në xhiron e parë, xhudistët mësojnë kundërshtarët e Parisit

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 10:23
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi

Xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi dhe xhudisti Akil Gjakova do ta përfaqësojnë Kosovën në turneun Grand Slam, që të shtunën e të dielën mbahet në Paris. Të tre xhudistët kosovarë garojnë sot.

Turneu i Parisit vlerësohet më i madhi në botën e xhudos. Për nga rëndësia krahasohet me kampionatin botëror, sidomos për shkak të traditës që e ka dhe interesimit të madh të shikuesve.

Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë është bartësja e tretë, pas japonezes Tsukasa Yoshida dhe francezes Helene Receveaux. Nora në xhiron e parë do të jetë e lirë, ndërsa në të dytën e pret fituesen e përballjes mes Jisu Kim të Koresë së Jugut dhe Lola Benarroche të Francës.

Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë është bartësja e dytë, pas francezes Amandine Buchard. Edhe ajo është e lirë në rrethin e parë, kurse në të dytin e pret fituesen e përballjes mes Buyankhishig Purevsuren të Azerbajxhanit dhe Madelene Rubinstein të Norvegjisë.

Ndërkohë Akil Gjakova është bartësi i tetë në kategorinë deri 73 kilogramë. Ai në xhiron e parë përballet me Moussa Hsan të Tunizisë. Tre xhudistët kanë shfaqur formë të mirë në garat e fundit. Por vetëm Distria deri më tani ka fituar medalje në Paris.

Ajo vjet fitoi medaljen e bronztë. Garën e madhe të Parisit katër herë e ka fituar Majlinda Kelmendi, që është duke sanuar një lëndim të gjurit. Trajneri Driton Kuka ka thënë se fitimi i ndonjë medaljeje do të ishte sukses i madh për ekipin e Kosovës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test