Kuka: Sporti pa asnjë dilemë, vula më e fuqishme e shtetit - Bota Sot
Kuka: Sporti pa asnjë dilemë, vula më e fuqishme e shtetit

Xhudo

E enjte, 22 shkurt 2018

Kuka: Sporti pa asnjë dilemë, vula më e fuqishme e shtetit

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 18:45
Pamje nga konferenca

Konferenca e parë “Sporti dhe Media”, e cila bëri bashkë drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, Departamentit të Sportit në MKRS, federatat, si dhe profesorët e gazetarët sportivë. Konferenca e organizuar nga KOK-u në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK), kishte për qëllim që drejtuesit e institucioneve të bashkëbisedojnë me gazetarët sportivë, për sfidat në relacionin “Sporti dhe Gazetaria Sportive”. Konferenca u mbajt në formë të paneleve të ndryshme, të cilat diskutuan për: gjendjen në sektorin e sportit dhe mediave, pritshmëritë e gazetarëve nga drejtuesit e sportit dhe anasjelltas. Për të dy këto tema panelistët që vinin nga gazetaria sportive shpalosën probleme të shumta në lidhje me mungesën e kushteve në terrenet sportive. Drejtuesit e institucioneve, përfshirë presidentin e KOK-ut, Besim Hasani, drejtorin e DS të MKRS-së, Ibër Alaj, sekretarin e FFK-së, Eroll Salihu, trajnerin/kampion olimpik në RIO 2016, Driton Kuka, etj. shpalosën shqetësimet e tyre në raport me pasqyrimin e temave të ndryshme nga gazetarët, si dhe pasqyrimin e rezultateve të kampiones olimpike, xhudistes  Majlinda Kelmendi.

Kontribut të madh dhanë edhe profesorë nga Fakulteti i Gazetarisë në UP, FEFS dhe Kolegji Universi. Komisioni në përbërje KOK dhe SHGSK, nxorën rekomandimet nga shqetësimet e shfaqura nga panelistët. “Më pranimi i juaj edhe ju keni përgjegjësi më të mëdha, sepse edhe organizatat ndërkombëtare nuk lejojnë që  të punon ashtu siç nuk duhet të punohet. Gjendja në sport në përgjithësi është e mirë. Kemi pas fat më ministrat paraprak, edhe me ministrin Krasniqi, edhe me ministrin Shala, po me duhet se edhe ministri i ri po tregohet karshi proceseve në sport.

Komiteti Olimpik ndoshta më herët ka qenë në konsolidim e sipër dhe s’kanë pasur as këta buxhet, Komiteti Olimpik ka funksionuar shumë vështirë, por mendoj se tash ka lëvizje pozitive. Ministria dhe KOK janë duke e bërë një punë shumë të mirë dhe se bashku më ne federatat do të shkojmë më tutje në mënyrë që në garat e fuqishme të kemi prezantim të denjë dhe ta prezantojmë shtetin tonë siç duhet, sepse unë po mendoj se sporti pa asnjë dilemë është vula më e fuqishme e shtetësisë së Kosovës, deshën apo nuk deshëm ta pranojnë politikanët”, ka thënë Kuka.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test