Nora Gjakova eliminohet nga “Mastersi” në Rusi - Bota Sot
Nora Gjakova eliminohet nga “Mastersi” në Rusi

Xhudo

E enjte, 16 gusht 2018

Nora Gjakova eliminohet nga “Mastersi” në Rusi

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 11:02
Nora Gjakova

Xhudistja Nora Gjakova është eliminuar që në raundin e parë të “Mastersit” që po mbahet në St.Petersburg të Rusisë.

Gjakova u eliminua nga koreania Youjeong Kwonin në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Me këtë garuese Nora Gjakova ishte përballur edhe një herë, në botërorin e fundit, të mbajtur në gusht. Edhe në këtë përballje ajo pësoi disfatë.

Në garë për medalje mbetet xhudistja tjetër Distria Krasniqi, e cila ka kaluar rrethin e parë, duke mposhtur Reka Puppin e Hungarisë. Në raundin e dytë ajo përballet me rusen Natalia Kuziuntina.

"Mastersi" është gara e fundit e vitit në xhudo. Në të paraqiten vetëm xhudistët që zënë 16 vendet e para në rangimin e secilës kategori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test