Ja çfarë i dhuroi Kuka Distrisë për medaljen e bronztë

Xhudo

Ja çfarë i dhuroi Kuka Distrisë për medaljen e bronztë

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 11:13
Kuka i dhuron Iphonen7 Distrisë

Xhudoja është krenaria e sportit të Kosovës dhe që po arrin rezultatet të jashtëzakonshëm në rrafshin ndërkombëtar. Javën e kaluar, kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi u stolis me medalje të artë dhe Distria Krasniqi me të bronztën. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka i bëri një dhuratë Distrisë. “Disit sot trajneri për medaljen e Grand Slam Paris i dhuroj një Iphone7. Disi Kampione Botërore e Evropiane për të reja, ishte luftëtare e madhe në Paris, para luftës për medalje ishte kokulur por e fokusuar dhe doli ngadhënjimtare, krenar me Disin!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat