Kush është ky njeri mbi 2 metra me Dritonin dhe Majindën?

Xhudo

Kush është ky njeri mbi 2 metra me Dritonin dhe Majindën?

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 12:25
Riner, Majlinda e Kuka

Teddy Riner, kampion i shtatëfishtë botëror dhe dy herë olimpik i xhudos, ka bërë një fotografi me kampionen olimpike, xhudisten Majlinda Kelmendin dhe trajnerin më të mirë shqiptar, Driton Kuka. Riner është me kombësi franceze dhe i gjatë 2 metra e 4 centimetra, i cili qe i pranishëm në Doha të Katarit, aty ishin edhe Kuka e Majlinda ku u shpërblyen nga Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC) me çmimin për Depërtimin më të Mirë të Komitetit Olimpik pas triumfit të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat