Majlinda tregon një detaj interesant

Xhudo

Majlinda tregon një detaj interesant

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2016 Në ora: 13:01
Majlinda Kelmendi

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, në prononcimin ekskluziv për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se kur e ka filluar karrierën në xhudo, fillimisht ishte sikur një lojë, sepse as ajo s’e kishe menduar se një ditë do të jetë në piedestalin më të lartë botëror. Xhudistja më e fortë në botë tregon një detaj interesant se kur i kishte hyrë në kokë se do të behet kampione. “Kur kam qenë si fëmijë, në fillim ka qenë si lojë, ndoshta jo krejt fëmijët e din çka dojnë në at moshë 8-9 vjeçare, kur i kam bërë diku 14-15 vjet, e kam pasur një bindje, se kur të rritem do të bëhem dikushi në sport. Në vitin 2009 u bëra kampione e botës për juniore, ishte momenti vendimtar dhe kryesor. Kam treguar se kam potencial dhe do të jem sportiste e madhe. Të jesh kampione olimpike, është e jashtëzakonshme, kjo është ëndërr e çdo sportistit në botë, kjo kur bëhet realitet, duket si një ëndërr”, tha Majlinda për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat