Ja kur kthehet Majlinda në Kosovë

Xhudo

Ja kur kthehet Majlinda në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2016 Në ora: 17:51
Majlinda Kelmendi

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, nga Rio për gazetën kombëtarë “Bota sot” konfirmon se në fundjavë përkatësisht të dielën, kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi me stafin e saj do të zbarkojë në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. “Ekipi i xhudos kthehet nga Rio me 14 gusht, në orën 17:40 nga Frankfurti”, tha Kuka. Majlinda, krenaria e vendit tonë, që i solli medaljen e artë olimpike historike shtetit të Kosovës. Ajo bëri të lumtur Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar, që nuk ka vend që nuk flitet për trimëreshën Majlindë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat