Rama: Super Majlinda Kelmendi!

Xhudo

Rama: Super Majlinda Kelmendi!

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 23:34
Majlinda Kelmendi

Edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i është gëzuar triumfit historik të xhudistes kosovare Majlinda Kelmendi në “Rio 2016”.

Majlinda Kelmendi e cila i solli Kosovës medaljen e parë të olimpike, e ka bërë krenar edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama i cili urimit të tij në twitter i ka bashkangjitur flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

“SuperMajlinda Kelmendi. Urime urime urime”, ka shkruar kryeministri Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat