Driton Kuka, kryefjala e sportit të Kosovës 

Xhudo

Driton Kuka, kryefjala e sportit të Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 16:55
Driton Kuka

Edhe një ditë dhe mbyllet viti 2023! 

Viti 2023 nuk kaloi edhe pa suksese duke iu falënderuar xhudos por edhe karateja me kombëtaren e Kosovës (femrat) doli ngadhënjimtare, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.

Driton Kuka, trajner me famë botërore, është kryefjala e sportit të Kosovës.

Mjeshtri i sportit tani ka fokusin për vitin 2024, për Lojërat Olimpike – “Parisi 2024”. 

Driton Kuka me armatën e tij të xhudisteve dhe xhudistëve, pretendon të kthehet më sa më shumë medalje olimpike nga Parisi.

Xhudo, sport kombëtar, tani ka një armatë në krye me trajneren Majlinda Kelmendi, xhudistet Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Laura Fazliu, Akil Gjakova, Dardan Cena etj. 

Vit 2024, vit i sfidave të mëdha.

Falë punës së madhe të kryemjeshtrit Driton Kuka, Kosova ka tri medalje të arta olimpike duke iu falënderuar Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës e Distria Krasniqit.

Edhe sa medalje tjera olimpike do t’i kemi në vitin 2024?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat