Distria Krasniqi e para në renditjes botërore

Xhudo

Distria Krasniqi e para në renditjes botërore

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 13:40
Distria Krasniqi

Distria Krasniqi e ka mbyllur vitin 2023 si lidere e renditjes botërore të xhudistëve.

Kampionia olimpike e mbylli këtë vit të suksesshëm që e kishte në vendin e parë, pasi i grumbulloi 7715 pikë, njofton Unioni Evropian i Xhudos.

“Ajo është një dhuratë që vazhdon të na dhurojë gjëra. Distria Krasniqi e gjeti lavdinë olimpike në kategorinë deri në 48 kilogramë, ndërsa më pas ia vuri syrin një sfidë të re, kalimin në peshat deri në 52 kilogramë, që ishte e njohur më parë në Kosovë pasi mbulohej nga Majlinda Kelmendi”, njofton EJU-ja.

Krasniqi e nisi vitin në mënyrë fantastike duke e fituar medaljen e artë në “Paris Grand Slam”, për ta pasuruar koleksionin e saj të medaljeve.

Ajo fitoi edhe medalje të tjera gjatë vitit, ndërsa tash do të bëhet gati për Olimpiadën e Parisit, ku synon medalje prapë.

Rezultatet e “Disit” në vitin 2023:

Paris Grand Slam

Tbilisi Grand Slam

Hungary Masters

Baku Grand Slam

Kampionati Evropian

Kampionati i Hapur Evropian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat