Distria Krasniqi shemb sllovenen, fiton të bronztën në Kampionatin Evropian  

Xhudo

Distria Krasniqi shemb sllovenen, fiton të bronztën në Kampionatin Evropian  

Nga: K. Goca Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 17:45
Distria Krasniqi

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë – 48 kg në Kampionatin e Hapur Evropian që u mbajt në Prishtinë. 

Trimëresha jonë, Distria Krasniqi, ka luftuar si luaneshë në përballje me sllovenen Kaja Kajser.

Ky ballafaqim shkoi në vazhdime ku doli fituese Distria.

Distria Krasniqi me një teknik shembi sllovenen.

Atmosferë brilante në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, që po mahnit edhe zyrtarët e Federatës Evropiane të Xhudos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat