Nora Gjakova brilante, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin e Hapur Evropian  

Xhudo

Nora Gjakova brilante, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin e Hapur Evropian  

Nga: K. Goca Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 17:37
Nora Gjakova

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë – 57 kg në Kampionatin e Hapur Evropian që u mbajt në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. 

Nora Gjakova ka dëshmuar luftë të fortë në përballje me francezen Priscilla Gneto.

Një atmosferë brilante në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, rreth 1500 shikues, me brohoritje i dhanë zemër Norës, kampiones olimpike. 

Image

Pamje nga gara

Francezja ishte e papërshtatshme në çdo sekondë.

Përballja shkoi në vazhdime, ku ngadhënjimtare doli Nora Gjakova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat