Nora Gjakova nuk kualifikohet në finale por kërkon medaljen e bronztë

Xhudo

Nora Gjakova nuk kualifikohet në finale por kërkon medaljen e bronztë

Nga: K.G. Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 12:14
Pamje nga gara

(E plotësuar) - Xhudistja Nora Gjakova nuk kualifikohet në finale të Kampionatin të Hapur Evropian që po mbahet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Të pranishëm janë rreth 1500 shikues.

Nora u përballë me Eteri Liparteliani e Gjeorgjisë.

Nora pësoi humbje.

Nora lufton për medalje të broztë në kategorinë – 57 kg.

Nora Gjakova ka treguar luftë të mirë në duel me Kaja Kajser të Sllovenisë. 

Nora ka shënuar fitore dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian në xhudo. 

Atmosferë e bukur në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Rreth 1500 shikues janë në palestër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat