​Vetëm edhe një muaj deri tek Evropiani i Xhudos në Kosovë

Xhudo

​Vetëm edhe një muaj deri tek Evropiani i Xhudos në Kosovë

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Vetëm edhe një muaj ka mbetur nga Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos "European Judo Championships Open Prishtina 2023"

Për herë të parë në Kosovë, si ngjarja më e madhe sportive në vend, me 16 dhjetor 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, vjen Kampionati Evropian i Xhudos!

Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000 euro në total në të gjitha kategoritë.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, "European Championships Open", organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

Hyrja do të jetë FALAS për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat