Ismet Krasniqi: Katër medaljet e fituara në Kampionatin Evropian, arritje madhështore e Kosovës

Xhudo

Ismet Krasniqi: Katër medaljet e fituara në Kampionatin Evropian, arritje madhështore e Kosovës

Nga: K.G. Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 20:17
Ismet Krasniqi

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka uruar xhudistet tona për suksesin e madh në Kampionatin Evropian.

Distria Krasniqi (-52 kg) është medaliste e argjendtë e Nora Gjakova (- 57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) e Akil Gjakova (-73 kg) – të bronztë.

“Katër medaljet e fituara në Kampionatin Evropian në Montpellier të Francës, janë një tjetër arritje madhështore e ekipit tonë të xhudos.

Distria, Nora, Akili e Laura, përveç medaljeve, fituan edhe pikë olimpike, me të cilat do të rrugëtojnë sigurt drejt Lojërave Olimpike Paris 2024.

Kjo vazhdimësi e sukseseve të njëpasnjëshme tregon punën dhe përkushtimin e madh ndër vite të kryemjeshtrit Driton Kuka, me të cilin do të synojmë ta 'pushtojmë' edhe podiumin Olimpik të LO Paris 2024.

Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për sportistët dhe trajnerët, në mënyrë që drejt kryeqytetit francez të udhëtojmë me sa më shumë norma Olimpike.

Urime gjithë komunitetit të xhudos, shëndet, fat e suksese edhe në garat e ardhshme”, ka uruar Krasniqi,
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat