Laura mbetet pa medalje

Xhudo

Laura mbetet pa medalje

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 12:28
Laura Fazliu

(E plotësuar) - Laura Fazliu nuk ia doli të fitojë medalje në Grand Slamin në Baku të Azerbajxhanit.

Laura garoi të shtunën dhe u rendit e shtata në kategorinë deri 63 kg. Në repesazh pësoi nga portugezja Barbara Timo.

Në ditën e dytë të turneut në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, sot kanë garuar Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.

Gjakova është eliminuar në rundin e parë, derisa Loriana është mundur në rrethin e dytë, kurse, Laura Fazliu ende është në garë për medalje në këtë event të madh të xhudos.

Në fakt, Laura është mundur në çerekfinale nga austriakja, Lubjana Piovesana, por tani do ta synojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Kujtojmë se dje Nora Gjakova fitojë medaljen e artë, derisa Distria Krasniqi u stolis më medalje të argjendtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat