Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Grand Slam

Xhudo

Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Grand Slam

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 11:45
Nora Gjakova në luftë gjatë garës

(E plotësuar) -  Kampionia Olimpike, Nora Gjakova, fitoi medaljen e artë në Grand Slamin e Bakusë.

Xhudistja jonë në finale mundi Eteri Liparteliani të Gjeorgjisë, -57 kg.

Nora Mori edhe 1000 pikë olimpike Paris 2024

Kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Nora Gjakova është kualifikuar për në gjysmëfinale të Grand Slamit, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja fitoi me Ippon në çerekfinale ndaj francezes, Priscilla Gneto.

Gjakova paraprakisht i fitoi me Ippon edhe dy përballjet tjera; ndaj polakes, Arleta Podolak, dhe gjermanes Seija Ballhaus.

31-vjeçarja garon në kategorinë deri në 57 kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat