Fazliu: Synoj medaljen Olimpike

Xhudo

Fazliu: Synoj medaljen Olimpike

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 17:02
Laura Fazliu

Laura Fazliu ka thënë se synim i saj është medalja Olimpike.

Fazliu të shtunën ka triumfuar në finale të Mastersit të xhudos në Budapest të Hungarisë, duke fituar medaljen e artë.

"Të fitosh një Masters është një hap i madh për mua, por synimi im i madh mbetet medalja Olimpike", ka thënë ajo të dielën. 

Mastersi është gara ku marrin pjesë vetëm tridhjetë e gjashtë më të mirët në kategori dhe që sjell më së shumti pikë olimpike pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat