Kuka: Nora vulosi Normën drejt Lojërave Olimpike

Xhudo

Kuka: Nora vulosi Normën drejt Lojërave Olimpike

Nga: K.G.. Më: 16 qershor 2023 Në ora: 16:55
Nora Gjakova

Xhudistja Nora Gjakova ka shënuar sukses të madh në garën “Grand Slam” që u mbajt në Astana të Kazakstanit.

Ajo ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë -57 kg.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është krenar me Norën.

“Medalje e argjendtë për Norën në Ditën e çlirimit të qytetit të saj të lindjes, Pejës!

Nora Gjakova shënoj 3 fitore për tu ndeshur në finale me Francezen Qysique e ku mirë e filloj luftën dhe u prit luftë e fortë por një gabim i kushtoj por kjo se humb shkëlqimin e medaljes së argjendtë të Nores dhe 700 Pikë Olimpike!

Mposhti me Ippon garueset nga Letonia, Polonia dhe gjysmëfinale garuesen nga Holanda.

Nora tashmë vulosi Normën drejt Lojerave Olimpike dhe lufta është të mbetet në Top 8 që të jetë ndër bartëset e grupeve”, ka bërë të ditur Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat