Nora Gjakova e argjendtë në Grand Slam

Xhudo

Nora Gjakova e argjendtë në Grand Slam

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 11:35
Nora Gjakova

(E plotësuar) - Nora Gjakova është stolisur me medalje të argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Astana të Kazakistanit.

Kampionia jonë olimpike u ndalë në finale nga francezja, Sarah Leonie Cysique.

Deri në finale, Nora arriti duke shënuar katër fitore, njërën pa luftë, kategoria -57 kg.

Gjakova fitoi edhe 700 pikë olimpike për Paris 2024.

Nora Gjakova është finaliste e Grand Slamit të Kazakistanit.

Xhudistja pejane do ta kërkojë medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kampionia olimpike e mposhti në gjysmëfinale holandezen Julie Beurskens.

Nora e eliminoi në rrethin e tretë polaken Julia Kowalczyk për t’iu afruar kështu medaljes në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Nora Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë të Grand Slamit, i cili po mbahet në Kazakistan.

Xhudistja në rrethin e dytë e mposhti letonezen Anastasija Sokirjanska në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ndërkaq, rrethin e parë kampionia olimpike e kaloi pa luftë.

Nora në rrethin e tretë do të ketë punë me polaken Julia Kowalczyk.

Gjakova synon të fitojë medalje në “Grand Slam Barysy”.

Ndërkohë, Kosovën në Kazakistan do ta përfaqësojnë edhe tre garues të tjerë, Laura Fazliu, Loriana Kuka e Akil Gjakova.

Këta të tre do të garojnë nesër, ndërsa po udhëhiqen nga trajneri Fatos Tabaku.

Pjesëmarrës në “Grand Slam Barysy” janë 334 garues, 190 meshkuj e 144 femra nga 5 kontinente, respektivisht nga 42 shtete të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat