Loriana Kuka zbret sot në tatami

Xhudo

Loriana Kuka zbret sot në tatami

Më: 12 maj 2023 Në ora: 11:13
Loriana dhe Driton Kuka

Loriana Kuka do ta mbyllë eksperiencën e Kosovës në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Doha të Katarit.

Xhudistja do të garojë sot në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Ajo në rrethin e parë do të ketë punë me garuesen e pavarur, Darya Kantsavaya.

E nëse e kalon këtë xhiro, në atë të dytë e pret malazezja Joavana Pekoviq.

Loriana do të mundohet t’ia sjellë Kosovës medaljen e parë nga Botërori pasi gjashtë garuesit tjerë nuk ia dolën dot.

Pa medalje mbetën kampionet olimpike, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, por edhe garuesit tjerë, Akil Gjakova, Erza Muminoviq, Flaka Loxha e Laura Fazliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat