Xhudistet e Kosovës, pjesë e kampit olimpik në Hungari

Xhudo

Xhudistet e Kosovës, pjesë e kampit olimpik në Hungari

Më: 18 prill 2023 Në ora: 14:48
Distria Krasniqi e Erza Muminoviq

Federata Evropiane e Xhudos ka organizuar Kampin Olimpik në bashkëpunim me Federatën Hungareze të Xhudos.

300 xhudistë nga 38 shtete të katër kontinenteve të botës janë pjesëmarrës në këtë kamp, përfshi këtu edhe ekipin e Kosovës.

Pjesë e Kombëtares së Kosovës ishin: Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova, Shpat Zeka, Anes Veseli, Rios Kuka, Flaka Loxha, Erza Muminoviq, Fatjona Kasapi dhe Debora Gjakova, nën udhëheqjen e trajnerit Driton Kuka dhe asistent trajnerit, Fatos Tabaku.

Ky kamp ka për qëllim përgatitjen për Kampionatin Botëror që do të zhvillohet nga datat 7 deri më 12 maj në Katar, dhe garave kualifikuese drejt Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat