Nora Gjakova mbetet pa medalje në Jerusalem

Xhudo

 Nora Gjakova mbetet pa medalje në Jerusalem

Nga: K. Goca Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 17:13
Nora Gjakova

(E plotësuar) - Nora Gjakova mbetet pa medalje në kategorinë - 57 kg, në garën Masters që po mbahet në Jerusalem të Izraelit.

Xhudisja nga Koreja e Jugut, e mposhti Norën dhe ka fituar medaljen e bronztë.  

Xhuditja e kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova, po tregon formë të lartë në kategorinë -57 kg, në garën ndër më të rëndësishmet të vitit “Masters”, që po mbahet në Jerusalem të Izraelit. 

Nora Gjakova në rrethin e dytë e mposhti polaken Kowalczyk dhe në çerekfinale pësoi humbje nga francezja, Cysique . 

Në luftë për medalje të bronztë, në repezash e mundi Nairne nga Britania e madhe.

Mimi Huh është rivalja në luftë për medalje të bronztë dhe në rast të fitores do të stoliset me medalje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat