Sportisti i Kosovës operohet në Kroaci

Xhudo

Sportisti i Kosovës operohet në Kroaci

Nga: K. G. Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 19:22
Sportisti i Kosovës operohet në Kroaci

Trajneri i klubit “Polici” të Prishtinës, Anton Cena dhe veteran i xhudos, është operuar në Split të Kroacisë.    

Cena tha se gjithçka shkoi mirë dhe falënderon për përkujdesje stafin mjekësor.  

“Në Spitalin Firule të Splitit përfundoj operacioni i vendosjes se protezës e ije.

Vuajtjet deri me sot ishin të mëdha. Po gëzohem që më në fund dhe ja dola mbanë. 

Faleminderit Marko Kumriçit, Mjekut Bruno Luetiç, 

Pritjes që ma ka bërë Miranda Besak Verdoljak, kampionia e karatesë, mjekja e ardhshme Vanesa Gjuka per kujdesin e pa rezerve.

Se shpejti në sfidat e radhës…

Kurrë mos u dorëzo!”, ka shkruar Cena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat