Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë 

Xhudo

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë 

Nga: K.G.. Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 16:00
Nora Gjakova

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova (-57) është fituese e medaljes së bronztë në garën prestigjioze Grand Slam, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Nora ka treguar formë të lartë në luftë për medaljen e bronztë, në përballje me belgen Mina Lieeber.

Ajo e kontrolloi luftën me sukses duke shënuar fitore ndaj rivales.

Nora është stolisur me medalje, duke arritur edhe një sukses të madh në një garë shumë të fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat