Majlinda Kelmendi, krenaria kombit shqiptar, e arta olimpike, ka shënuar edhe një sukses tjetër në botë.
Majlinda është në Librin e legjendave. Është në librin e rekordeve, edhe një sukses tjetër për shtetin e Kosovës, edhe një panoramë fantastike për sportin e Kosovës.
Xhudoja, është sport kombëtar dhe që i ka dhënë e po i jep imazhin më të bukur Kosovës në të gjitha anët e rruzullit tokësor duke iu falënderuar punës së palodhshme të vëllezërve Kuka, Dritonit e Agronit.
“Gjurmët e Majlindës në Botën e sportit!
Federata Botërore e Xhudos në Librin e botuar “Judo Legends” flet për një rekord të Ginisit të arritur nga Majlinda në periudhën 7 Maj 2010 deri 24 tetor 2019 me medaljet e arta të fituara për afër 10 vjet!”, ka shkruar Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë.