Kuka: Mikpritje fantastike për ekipin tonë!

Xhudo

Kuka: Mikpritje fantastike për ekipin tonë!

Nga: K.G. Më: 17 korrik 2021 Në ora: 11:44
Kuka: Mikpritje fantastike për ekipin tonë!

Selektori i Kombëtare së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, tha se në Sanjo City iu është bë një mikpritje fantastike.

Ai me ekipin e tij olimpik po përgatiten maksimalisht për Lojërat olimpike që startojnë nga data 23 korrik.

Kosova përfaqësohet edhe me pesë xhudiste, Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.

“Sanjo City Japan. Përkrahje gjatë stërvitjes nga judokat e rinj japonez për ekipin tonë.

Mikpritje fantastike për ekipin tonë!

Ishte kështu edhe para Botërorit 2019 e njëjtë edhe tash para Lojërave Olimpike!

Ekipi do qëndroj këtu deri dy ditë para Ceremonisë së hapjes e mandej do vendosem në Fshatin Olimpik në Tokio!”, ka shkruar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat