Ekipi iu nënshtrua testit për Covid

Xhudo

Ekipi iu nënshtrua testit për Covid

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 16:04
Ekipi iu nënshtrua testit për Covid

Pamje nga arritja e ekipit olimpik të xhudos në aeroportin Heneda të Tokios.

Ekipi u mirëprit nga i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti.

Ekipi iu nënshtrua testit për Covid, me ç’rast të gjithë rezultuan negativë, siç kishin rezultuar negativë edhe në dy testet e bëra para nisjes në Qendrën Laboratorike Olive në Prishtinë.

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, ka falënderuar Ambasadën e Kosovës në Japoni për pritjen dhe kujdesin ndaj ekipit të xhudos, të cilëve iu uroi fat dhe mbarësi gjatë përgatitjeve në Komunën e Sanjos.

Ekipi më 21 korrik transferohet në fshatin olimpik të sportistëve në Tokio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat