Presidentja e klubit prishtinas njofton me një lajm Shoqatën Miqtë e Amerikës

Volejboll

Presidentja e klubit prishtinas njofton me një lajm Shoqatën Miqtë e Amerikës

Nga: K. G. Më: 31 korrik 2018 Në ora: 18:23
Presidentja e klubit: Halime Fetahu -Osmani, sekretari Fejzullah Ademi si dhe drejtori Mehdi Mehmeti, njoftuam kryetarin e shoqatës Agim Rexhepi për emrin e klubit

Të gjithë e dinë se klubi i volejbollit për të reja “Madelene Albright” nga Prishtina, është nën ombrellën e Prishtina F. (femrat). Prishtina F. udhëhiqet nga Halime Fetahu-Osmani, presidente e klubit.

Synimet janë të qarta: me “Madelene Albright” të prodhojnë sa më shumë lojtare për të ardhmen. “Klubi i volejbollit ‘Madelene Albright’ nga Prishtina, në një takim në shoqatën Miqtë e Amerikës. Presidentja e klubit: Halime Fetahu - Osmani, sekretari Fejzullah Ademi si dhe drejtori Mehdi Mehmeti, njoftuam kryetarin e shoqatës Agim Rexhepi për emrin e klubit dhe planet në të ardhmen”, bëhet e ditur nga KV Prishtina F.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat