Ka përfunduar Kampionati Ballkanik i Beach Volley U-22 për meshkuj dhe femra, ku dyshja nga Kosova Mahmuti-Ramadani në ndeshjen për medaljen e bronztë është mposhtur nga kombëtarja e Moldavisë me rezultat 1:2 në sete.
Paraqitje të mirë në këtë kampionat pati edhe ekipi i dytë i Kosovës Kadriu/Hyseni të cilat arritën deri në çerekfinale të turneut.
Në këtë kampionat në konkurrencën e meshkujve Kosova u prezantua nga dyshja Berisha/Krasniqi të cilët edhe pse u paraqiten mirë nuk arritën të fitojnë më shumë se një set.