Trajneri i Prishtina Volley, Xhavit Kajtazi, ka deklaruar se ende ka lojë, asgjë nuk ka përfunduar. Prishtina Volley e humbi ndeshjen e parë të finales në luftë për titullin e kampionit, me rezultat 3:0 nga Peja. “Prishtina Volley humbi betejën e parë të finales së përfundimtares të Superligës së Kosovës në volejboll për meshkuj kundër Pejës, por jo edhe ‘luftën’. Beteja e dytë që do të zhvillohet të mërkurën në Pallatin e sportit "Karagaçi", do të jetë tërësisht ndryshe. Mësuam shumë nga ndeshja e parë.
Volejbollistët e rinj nuk ia dolën ta përballojnë në plotni trysninë psikologjike që prodhon gjithnjë finalja e madhe... Beteja e dytë po shpresojmë të jete tërësisht ndryshe. Pësimi do të na shërbej si mësim....Ne sport jorrallë ndodhin edhe befasitë. Pse mos te jete kështu edhe të mërkurën”, shkruan Kajtazi.