Më 3-4 prill nisin çerekfinalet e para të play off-it - Bota Sot
Më 3-4 prill nisin çerekfinalet e para të play off-it

Volejboll

E hënë, 18 qershor 2018

Më 3-4 prill nisin çerekfinalet e para të play off-it

Më: 1 prill 2018 Në ora: 13:06
Pamje nga një ndeshje

Pas përfundimit dje të fazës së rregullt të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për meshkuj dhe femra, janë përcaktuar ekipet që do të vijojnë betejën për titullin kampion në të dyja kategoritë. Këtë sezon, Federata Shqiptare e Volejbollit ka një sistem të ri për sa i përket play off-it, duke shtuar ekipet pjesëmarrëse, për ta bërë sa më tërheqës kampionatin.

Kështu, dy ekipet e para për meshkuj e femra janë kualifikuar direkt për në fazën gjysmëfinale, ndërsa ekipet e klasifikuara në vendet 3-6 do të luajnë në fazën çerekfinale të play off-it. Skuadrat që fitojnë dy nga 3 ndeshjet çerekfinale shkojnë në gjysmëfinale, ku të kualifikuara janë Partizani e Erzeni për meshkuj si dhe Barleti Volley e Partizani për femra.

Faza çerekfinale do të nisë më datën 3 prill për femra dhe 4 prill për meshkuj. Te femrat do të ketë edhe ndeshjet play out-i, ku ekipi i renditur në vendin e shtatë në Grupin A1 do të luajë me skuadrën e renditur në vendin e dytë në Grupin A2. Skuadra që fiton këtë përballje do të luajë në A1-sh sezonin tjetër. Verdikti i vetëm i dhënë deri më tani është ngjitja e Mirditës në A1 dhe rënia e Korabit në Grupin A2.

Volejboll – Play off, Femra

3 prill, Tirana – Vllaznia

3 prill, Teuta – Skënderbeu

6 prill, Vllaznia – Tirana

6 prill, Skënderbeu – Teuta

9 prill, Tirana – Vllaznia*

9 prill, Teuta – Skënderbeu*

Volejboll – Play out, Femra

3 prill, Lushnja – Apolonia

6 prill, Apolonia – Lushnja

9 prill, Lushnja – Apolonia*

Volejboll – Play off, Meshkuj

4 prill, Studenti – Skënderbeu

4 prill, Tirana – Vllaznia

7 prill, Skënderbeu – Studenti

7 prill, Vllaznia – Tirana,

10 prill, Studenti – Skënderbeu

10 prill, Tirana – Vllaznia

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test