Derbi i Prishtinës, Ganimetja në panik!? - Bota Sot
Derbi i Prishtinës, Ganimetja në panik!?

Volejboll

E mërkurë, 19 shtator 2018

Derbi i Prishtinës, Ganimetja në panik!?

Nga: Kemajl Goca Më: 29 mars 2018 Në ora: 11:00
KV Prishtina F.

Gjithmonë derbit e kryeqytetit sjellin rivalitet të madh edhe në sportin skofiar përkatësisht në volejboll. Në Ligën e Parë të Kosovës, grupit i Lindjes (femrat), liderja Prishtina Femrat do të ndeshet me Prishtinën e re, derbi i kryeqytetit dhe sado kudo do të sjellë kokëçarje apo një panik për trajneren e Prishtina F. Ganimete Gërbovci, për faktin se synon pikë të plota dhe ta ruajë dallimin me pikë nga përcjellësja Ulpiana Lypjanit.

Ndeshja luhet të dielën (18.00) në sallën e Fakultetit të kulturës fizike dhe sportit.  Prishtina F. prinë me 27 pikë, ka gjashtë me shumë se Ulpiana dhe nëntë se Prishtina e Re. Për Ganën sjellë një lloj paniku sepse siç merret vesh, nuk e ka dertin e pozitës së parë, për shkak se e ka të siguruar, por e ka inatin nëse eventualisht mund ta humbë nga Prishtina e Re dhe i duket e padurueshme nga një rivale e drejtpërdrejtë e kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test