Klubi volejbollit Skenderaj në konkurrencën e femrave, ka një apel për Federatën e Volejbollit të Kosovës. “KV Skenderaj vazhdon serinë e fitoreve!
Përkundër lëndimeve dhe gripit i cili po na përcjell tash e një javë dhe mungesës që patëm në loje, prapëseprapë arritëm të fitojme edhe pse me vështirësi ndaj KV Prishtina Volley. Apelojmë edhe FVK-në që garat të fillojnë më vonë për shkak të kushteve atmosferike, dhe palestrave të ftohta, ku loja është zhvilluar në temperaturë nën 0 gradë celsius”, thuhet nga KV Skenderaj.