Nuk munguan emocionet - Bota Sot
Nuk munguan emocionet

Volejboll

E martë, 22 maj 2018

Nuk munguan emocionet

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 11:53
Shqipëria

Në pallatin e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë, u zhvilluan dje pasdite dy ndeshje miqësore në volejboll për meshkuj e femra mes kombëtareve të Shqipërisë dhe Kosovës në kategorinë “senior”. Ky turne u organizua nga Federata e Volejbollit të Kosovës, me rastin e 10-vjetorit te Pavarësisë së Kosovës. Një event miqësor e vëllazëror mes dy Federatave, ku nuk munguan emocionet e rivaliteti, ku rezultati sportiv del gjithnje në plan të dytë. FSHV përshendet dhe përgëzon FVK-në për organizimin e këtij eventi mjaft tërheqës, duke uruar “Gezuar Pavarësinë Kosovë”.

Femra: Kosovë – Shqipëri, 0-3 (21-25, 26-28, 18-25)
Meshkuj: Kosovë – Shqipëri, 0-3 (23-25, 20-25, 20-25).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test