Ferizaj e nis edicionin e ri me trofeun e parë të sezonit, pas fitores 3:0 (25:17, 25:20, 25:17) ndaj Lubotenit në Superkupën e Kosovës për meshkuj.
Ferizaj e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe kontroll të lojës, duke krijuar epërsi dhe duke e mbyllur setin e parë 25:17.
Në setin e dytë, Luboteni reagoi dhe solli më shumë rivalitet në parket.
Loja ishte më e baraspeshuar, por Ferizaj ruajti qetësinë në momentet vendimtare dhe fitoi 25:20.
Në setin e tretë, Ferizaj vazhdoi të kontrollonte ritmin e ndeshjes. Luboteni tentoi të qëndronte në lojë, por Ferizaj ishte bindës në fazën përmbyllëse dhe me 25:17 e vulosi triumfin në tri sete.