Drita është orvatur maksimalisht që të fitojë të paktën një set, por nuk ia doli në përballje me klubin grek, Olympiakos.
Klubi i volejbollit Olympiakos shënoi fitore me rezultat 3:0 (25:18, 25:14, 25:20) ndaj vashave gjilanase në ndeshjen e dytë të BVA Cup 2026.
Megjithatë, vashat e drejtuara nga trajneri Lorik Ilazi dhanë maksimumin në këtë sfidë.
Drita tashmë ka një fitore dhe një humbje në këtë garë, e cila po zhvillohet në Strumicë të Maqedonisë së Veriut.
Drita do ta zhvillojë ndeshjen e tretë dhe të radhës nesër në ora 11:00, ndaj CSKA-së nga Bullgaria.