Përcakton ekipet gjysmëfinaliste

Volejboll

Përcakton ekipet gjysmëfinaliste

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 11:37
Pamje nga një ndeshje

Liga “Gjergj Kastrioti” në volejboll, turneu që bashkon ekipet më të mira nga Shqipëria e Kosova, ka ulur siparin e fazës së grupeve (ka mbetur për t’u luajtur vetëm një ndeshje në Grupin A për meshkuj).

Për pasojë, thuajse janë përcaktuar të gjitha skuadrat gjysmëfinaliste, që do të luajnë për trofeun e rëndësishëm ndërkombëtar. Ndeshjet e fundit në grupe, të luajtura në ditë të ndryshme, kanë dhuruar rezultate interesante.

FEMRAT – Tri nga katër ekipet gjysmëfinaliste për femra janë nga Shqipëria. Skënderbeu e Tirana nga Grupi A si dhe Drita e Kosovës dhe Partizani nga Grupi B, janë ekipet që kanë siguruar një biletë për në gjysmëfinale.

Mjaft interesante ndeshja mes Tiranës dhe Skënderbeut luajtur në kryeqytet, fituar 3-1 nga bardheblutë. Ky sukses i dha mundësi Tiranës të avancojë më tej. Mësohet se faza finale e këtij turneu për femra do të zhvillohet në Korçë, më 1-3 mars.

MESHKUJT – Tirana dhe Peja janë dy skuadrat e kualifikuara nga Grupi B, ku kanë përfunduar të gjitha takimet. Në Grupin A, përveç Partizanit pritet të mësohet edhe emri i skuadrës së dytë gjysmëfinaliste.

Ajo do të dalë pasi të luhet sfida Partizani-Vllaznia, e planifikuar të luhet më 19 shkurt. Ende nuk dihet se ku dhe kur do të luhen takimet e fazës finale të këtij turneu për meshkuj, por ka gjasa që ato të luhen në Korçë, ashtu si dhe femrat.

Grupi A-Meshkuj, java e 6-të

Skënderbeu (Kos) – Ferizaj, 3-1

Partizani – Vllaznia, 19 shkurt

Renditja: Partizani 10 pikë, Ferizaj 9 pikë, Skënderbeu (Kos) 8 pikë, Vllaznia 6 pikë.

Grupi B-Meshkuj, java e 6-të

Peja – Drita, 3-1

Tirana – Erzeni, 3-0

Renditja: Tirana 15 pikë, Peja 12 pikë, Erzeni 6 pikë, Drita 3 pikë.

Grupi A-Femra, java e 6-të

Skënderaj – Prishtina, 3-0

Tirana – Skënderbeu, 3-1

Renditja: Skënderbeu 12 pikë, Tirana 12 pikë, Skënderaj 11 pikë, Prishtina 1 pikë.

Grupi B-Femra, java e 6-të

Drita – Fushë Kosova, 3-0

Pogradeci – Partizani, 0-3

Renditja: Drita 18 pikë, Partizani 10 pikë, Fushë Kosova 7 pikë, Pogradeci 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat