Kombëtaret e Kosovës U18 stërviten në Prishtinë

Volejboll

Kombëtaret e Kosovës U18 stërviten në Prishtinë

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 12:48
Pamje nga stërvitja

Kombëtaret e Kosovës U18 (djem e vajza) si dhe U20 (vajza), e kanë zhvilluar grumbullimin e radhës.

Përmes orareve specifike të dedikuara për secilën Kombëtare, në palestrën e Fakultetit të Edukimit Fizik e Sportit (FEFS), në Prishtinë janë realizuar sipas planit të selektorëve përgjegjës, grumbullimet e tyre.

Me qëllim të njoftimit për së afërmi me formën dhe zhvillimin e volejbollistëve e volejbollisteve të këtyre moshave, selektorët përmes këtij grumbullimi, e kanë krijuar pasqyrën e saktë të fizionomisë së këtyre Kombëtareve.

Viti 2024 do t’i gjejë në aksion grupmoshat e grumbulluara të shtunën, prandaj ky hap vie me qëllim të fillimit të përgatitjeve për një paraqitje sa më serioze në garat që vinë.

Grumbullimi do të vazhdojë edhe të dielën me Kombëtaren U20 te vajzat, kur në orën 15:00 në sallën e FEFS, do ta kenë takimin e rradhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat