Fer Volley mposht Fushë Kosovën!
Fer Volley ka mposhtur Fushë Kosovën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16 në Superligën A, femrat, të dielën mbrëma.
Ferizajaset triumfuan me rezultat 3-0 (25-15, 25-20, 25-16), në një ndeshjet të dominuar nga nikoqiret në "Bill Klinton".
Pas kësaj fitoreje, Fer Volley grumbullon 30 pikë dhe zë pozitën e tretë në tabelë, ndërsa Fushë Kosova mbetet në vendin e parafundit me 13 pikë.